Bota

Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

3 Shkurt 2021, 21:44 Nga DOSJA
Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin masivisht në 14 shkurt dhe të votojnë. Gjatë fjalës në fushatën elektorale, Kurti ka numërur të gjitha arritjet që ka bërë gjatë qeverisjes së tij në 7 muaj. Ndër arritjet që ka bërë Kurti ka përmendur nxjerrjen e Kosovës nga kriza, nënshkrimit e marrëveshjes me Serbinë në Ëashington dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

“Në shtatë muaj kemi mobilizuar 700 milionë euro për ekonomi dhe qytetarë. E kemi nxjerr ekonominë nga kriza e pandemisë. Me politikat tona edhe në kohë pandemie janë rritur eksportet e Kosovës për 25 përqind. Kemi qeverisur me integritet dhe maturi. Ëndrra jonë 30 vjeçare është bërë realitet. Vajzat dhe djemtë e Kosovës janë bërë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqësore. Kam nënshkruar marrëveshjen historike që vendin tonë e kthen në nyje gjeopolitike në rajon. Kjo marrëveshje e 4 shtatorit në Uashingtoni na e siguroi njohjen nga Izraeli duke thyer bllokadën trevjeçare të mosnjohjeve. Janë të njëjtit njerëz që kanë heshtur dhe kanë qenë kundër në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës, që kanë kundërshtuar politikën paqësore të Ibrahim Rugovës, që bënin thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e Serbisë në vitet ‘90 dhe kanë qenë kundër Rambujesë. Për shtetin ligjor, qeveria e udhëhequr nga LDK, tashmë ka hequr fjalën korrupsion nga diskursi në Kosovë. S’kemi pas asnjë aferë. Do ta forcojmë sundimin e ligjit përmes Vetingut në drejtësi. Rivalët tanë po luftojnë për lavdi personale. LDK shtëpia jonë e madhe ju fton që me 14 shkurt të dilni masivisht në zgjedhje dhe të votoni,” ka thënë Hoti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll