Aktualitet

‘Murtaja’ shkon në Elbasan, rrugët mbushen me zogj të ngordhur, veterineri: Nuk është ngjitëse, por mos i prekni me do

3 Shkurt 2021, 16:57 Nga DOSJA
‘Murtaja’ shkon në Elbasan, rrugët mbushen me zogj të

ELBASAN– Në rrugët dhe trotuaret e Elbasanit po gjenden çdo ditë e më tepër, zogj të ngordhur, kryesisht pëllumba. Në videon e publikuar nga A2CNN, shihen zogjtë që kanë pushtuar rrugët, pamjet e të cilëve mund të alarmojnë, me të drejtë çdo banor të këtij qyteti.

Një veteriner ka shpjeguar se kjo gjë vjen me stinën. Ai shprehet se bëhet fjalë për një sëmundje që quhet ‘Pseudo pesto’, siç njihet në gjuhën popullore si mirtajë dhe është mjaft e vjetër. Ai shtoi se nuk kalon tek kafshët e tjera, duke qetësuar kështu qytetarët.

“Është një sëmundje që njihet tashmë. Bëhet fjalë për murtajën, ose ndryshe ‘Pseudo pesto’. Kjo sëmundje nuk kalon nga shpendët e ngordhur tek të tjerët, as te qentë dhe as tek njerëzit. Por gjithsesi, këshillohet që qytetarët të mos i prekin vetë me duar këta shpendë,”- tha ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zogj te ngordhur ne elbasan zogj te ngordhur ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 16:09

KLOS – Familja Pjetri në fshatin Rripë të Klosit, përballet çdo ditë me vështirësinë e jetesës. Në një video të siguruar nga Abcnews, shihet se fam...