Aktualitet

3 Shkurt 2021, 16:09 Nga DOSJA

KLOS – Familja Pjetri në fshatin Rripë të Klosit, përballet çdo ditë me vështirësinë e jetesës. 

Në një video të siguruar nga Abcnews, shihet se familja ka vetëm dy dhoma ku në njërën dhomë fle Altini me bashkëshorten dhe fëmijët, në tjetrën lopa. Altini thotë se e ka futur lopën brenda shtëpisë pasi stalla rrezikon të shembet.  Sipas tij kjo ishte zgjedhja e tij për të mbrojtur pasurinë e tij të vetme. 

“E kam fut në shtëpi për rrezik, për arsye se stalla po shembet. Ju e shifni vetë këtu është lopa. Te tjera jam unë me fëmijët e gruan…Lopa të hajë këtu, unë matanë…me lopën hamë. Rrezik me u samur ndonjëri këtu s’ke nga shko, këtu s’ke nga del.”- ka thënë ai. 

Familja kërkon ndihmë nga autoritetet që të ndëryjnë në mënyrë që situata mos të përkeqësohet. 

Shembja e dy masive dheu në rrugë, ka izoluar prej dy javësh 20 familje në këtë zonë. Banorët jetojnë me frikën se masivi i dheut për pak do të bjerë mbi banesën e tyre.  

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin pjetri altin pjetri

Sondazh

Poll