Aung San Suu Kyi lihet në paraburgim, akuzat ndaj saj pretendojnë shkelje të politikave të eksport-importit
3 Shkurt 2021, 13:51Nga DOSJA
MIANMAR– Liderja e Mianmar Aung San Suu Kyi, do të mbahet në paraburgim deri më 15 shkurt, tregojnë dokumentet e policisë. Akuzat përfshijnë shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit dhe posedimin e pajisjeve të paligjshme të komunikimit, raporton BBC.
Vendndodhja e saj është ende e paqartë, por është raportuar se ajo po mbahet në rezidencën e saj në kryeqytet, Nay Pyi Taw. Dokumenti pretendon që Suu Kyi importoi dhe përdori në mënyrë të paligjshme pajisje komunikimi radio dore marrëse të gjetura në shtëpinë e saj në Nay Pyi Taw.
Presidenti i rrëzuar Win Myint është akuzuar gjithashtu, tregojnë dokumentet, në rastin e tij me shkeljen e rregullave që ndalojnë tubimet gjatë pandemisë Covid. Win Myint akuzohet, sipas Ligjit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, për takim me mbështetësit në një autokolonë me 220 automjete gjatë fushatës zgjedhore në shkelje të kufizimeve të Covid. Atij gjithashtu i është caktuar masa e paraburgimit për dy javë.
As presidenti dhe as zonja Suu Kyi nuk janë dëgjuar që kur ushtria mori pushtetin në orët e para të 1 shkurtit.
Grushti i shtetit, i udhëhequr nga shefi i forcave të armatosura Min Aung Hlaing, ka parë instalimin e një junte 11-anëtarëshe e cila po qeveris nën një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare. Akuzat përfshihen në një dokument policor, të quajtur Raporti i Parë Fillestar, dorëzuar në gjykatë.
Ushtria u përpoq të justifikonte veprimin e saj duke pretenduar mashtrim në zgjedhjet e Nëntorit të kaluar, të cilat Lidhja Kombëtare për Demokracinë (NLD) e zonjës Suu Kyi fitoi me vendosmëri.
Për 32 vjet gjeneralët janë përpjekur dhe dështuan, të neutralizojnë kërcënimin e paraqitur nga popullariteti i përhershëm i Aung San Suu Kyi. Ajo ka fituar çdo zgjedhje që i është lejuar të garojë me një diferencë të gjerë.
Zgjedhjet e vetme që ajo nuk fitoi ishin ato të mbajtura nga qeveria ushtarake 10 vjet më parë, atëherë ajo gjithashtu u ndalua të garonte nga një dënim i çuditshëm penal i cili iu imponua asaj pasi një burrë amerikan arriti të notonte përtej një liqeni në Yangon tek ajo në shtëpi, ku ajo po mbahej në arrest shtëpiak.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Gani Dreshaj deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka bërë thirrje qytetarëve në Istog që t’i presin mirë presidenten Vjosa Osmani dhe kr...
SHBA– Pasi njoftoi largimin e tij si CEO i kompanisë Amazon, ai informoi se në krye të saj edo të kalonte Andy Jassy. Ai është një sipërmarrës i talentuar...
BRITANI– Një studim birtanik ka bërë një zbulim të frikshëm ku theksohet se një në gjashtë fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Studiuesit ngrejnë alar...
KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja për deputete në listën e kësaj partie Vjosa Osmani, kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjed...
MEKSIKË-Nikaragua dhe Meksika kanë miratuar për përdorim vaksinën anti-Covid Sputnik V. Sipas TheGuardian, nënkryetari i vendit Rosario Murillo ka deklarua...
RUSI– Lideri rus i opozitës buzëqeshi, ngriti supet dhe dukej sikur synonte disa gjeste në formë zemre ndaj gruas së tij Yulia gjatë një seance gjyqësore në të ...
KOLUMBI– Ushtria kolumbiane ka zbuluar dy laboratorë droge, në pronësi të grupit më të madh gueril në vend, i cili gjeneron të paktën 4 miliardë dollarë k...
Bota 3 Shkurt 2021, 12:44
SHBA-AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë të re sa më shpejt për të luftuar mutacionet e reja të Covid-19, ku kanë arri...
ITALI– Mario Draghi u emërua nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella si kryeministri i Italisë pas një takimi të zhvilluar këtë mëngjes në Quirinale ku a...
DANIMARKË-Qeveria daneze ka njoftuar se ka në plan të paraqesë një dokument dixhital me anë të cilit njerëzit do të mund të jenë në gjendje të provojnë se ...