Bota

Meksika dhe Nikaragua aprovojnë për përdorim vaksinën ruse Sputnik V

3 Shkurt 2021, 13:04 Nga DOSJA
Meksika dhe Nikaragua aprovojnë për përdorim vaksinën ruse

MEKSIKË-Nikaragua dhe Meksika kanë miratuar për përdorim vaksinën anti-Covid Sputnik V. Sipas TheGuardian, nënkryetari i vendit Rosario Murillo ka deklaruar se Nikaragua do të marrë paketën e parë të vaksinave prej 504,00 mijë dozave sa më shpejt. Nikaragua ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje për të marrë Covaxin nga prodhuesi indian Bharat Biotech.

Vaksinat Pfizer dhe BioNtech nuk  janë të përshtatshme për Nikaragua pasi ato duhet të ruhen në një temperaturë prej -70C, dhe vendi nuk ka pajisje për të mbajtur dozat në temperatura kaq të ulëta.

Ndërsa, në Meksikë lajmi është konfirmuar nga ministri i shëndetësisë Hugo Lopez-Gatell.

Sapo ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V,“-ka thënë ai.

Po ashtu, presidenti i Meksikës  Andres Manuel Lopez Obrador javën e kaluar ka deklaruar se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka rënë dakord për 24 milionë doza të Sputnik V.

Meksika ka shënuar më shumë  se 1.8 milion raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë   160,000 pacientë, numri i tretë më i lartë në botë i viktimave pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Sputnik V është aprovuar në shumë vende të tjera duke përfshirë ish-republikat Sovjetike si dhe aleatë të tillë si Venezuela dhe Irani, si dhe Koreja e Jugut, Argjentina, Algjeria, Tunizia dhe Pakistani.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “sputnik v” “sputnik v”

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 12:44

SHBA-AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë të re sa më shpejt për të luftuar mutacionet e reja të Covid-19, ku kanë arri...