Bota

Deputeti i AKK-së Dreshaj i bënë thirrje banorëve të Istogut për qetësi gjatë vizitës së Kurtit dhe Osmanit: Duhet të

3 Shkurt 2021, 13:39 Nga DOSJA
Deputeti i AKK-së Dreshaj i bënë thirrje banorëve të

KOSOVË-Gani Dreshaj deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka bërë thirrje qytetarëve në Istog që t’i presin mirë presidenten Vjosa Osmani dhe  kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Gazeta Express, Dreshaj ka thënë se banorët e Vrellës së Istogut duhet të tregojnë kulturë e traditë në mikë pritje, ndërsa ka shtuar se mendimi politik është çështje personale, por fushata duhet të zhvillohet me dinjitet, pa dhunë e ofendime.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës. Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje.Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime. Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqes në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”, shtoi ai.

Në vizitat e fundit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, e kanë pritur keq në  Mitrovicën e Veriut dhe në Skënderaj. Këto dy vizita janë shoqëruar me tensione.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gani dreshaj zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove gani dreshaj zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 12:44

SHBA-AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë të re sa më shpejt për të luftuar mutacionet e reja të Covid-19, ku kanë arri...