Bota

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nisin fushatën elektorale në Pejë

3 Shkurt 2021, 13:21 Nga DOSJA
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nisin fushatën elektorale në Pejë

KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja për deputete në listën e kësaj partie Vjosa Osmani, kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Pejë.

Sipas Gazeta Express, gjatë vizitës Kurti ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalë fitues, ku dhe ka paralajmëruar pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Ne kemi një tubim të hapjes në Prishtinë, sonte në orën 19:30, mirëpo sot jemi këtu në Pejë, në këtë qytet të bukur që i ka dhënë aq shumë edhe luftës çlirimtare edhe paqes në Kosovë, artit, shkencës, historisë dhe kulturës. Tash në shesh do të takojmë qytetarët pejanë që masisvisht janë të vendosur për ndryshime dhe do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit. Duket që kjo fushatë e paralajmëron pranverën e 2021’ës”, ka thënë.

Ndërsa, në lidhje me ndalimin për kandidim e tij për deputet, Kurti ka thënë se nuk ka asnjë pengesë që nuk mund të tejkalohet.

“Ne e kemi listën tonë me 110 kandidatë. Ka pengesa e vështirësi të ndryshme por asnjë të atillë që nuk do ta kalojmë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Vjosa Osmani në fjalën e saj ka falënderuar qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe është shprehur se pret që të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen vullnetit për ndryshim.

“Dua të falënderojë të gjithë qytetarët e Pejës për këtë pritje kaq të ngrohtë dhe për vullnetin që po na japin që 14 shkurti të jetë dita e referendumit. Shpresoj që kjo frymë e ndryshimit që po mbizotëron sot në Pejë të jetë edhe anë e mbanë Kosovës. Jam e bindur që do të vazhdojë sepse Peja ka ditur që gjatë historisë ti prijë ndryshimit. Qytetarët e Kosovë pa dallim se cilës parti i kanë takuar së kaluarës janë për ndryshim me 14 shkurt. Ne do ti respektojmë të gjithë dhe besoj që tani ata i janë bashkuar këtij vullneti për ndryshim”, tha ajo.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 12:44

SHBA-AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë të re sa më shpejt për të luftuar mutacionet e reja të Covid-19, ku kanë arri...