Bota

Vaksinimi në Danimarkë/ Qeveria ka në plan të përdori “Corona-Pass”, personat që kanë marrë dozat do të ide

3 Shkurt 2021, 12:28 Nga DOSJA
Vaksinimi në Danimarkë/ Qeveria ka në plan të përdori

DANIMARKË-Qeveria daneze ka njoftuar se ka në plan të paraqesë një dokument dixhital me anë të cilit njerëzit do të mund të jenë në gjendje të provojnë se janë vaksinuar për Covid-19.

Sipas TheGuardian, ajo do të quhet “Corona-Pass, dhe do të lejojë qytetarët danezë për qëllime të biznesit dhe udhëtimeve, të jenë në gjendje të provojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19. Pjesa e parë e procesit do të përfshijë mundësimin e danezëve për të parë statusin e tyre të vaksinës duke u futur në platformën shëndetësore në internet të Danimarkës.

Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë ka thënë se Corona Pass është ende në fazën e parë të zhvollimit dhe pritet të zgjaste tre deri në katër muaj.

Që prej fillimit të pandemisë në Danimarkë janë shënuar 199,357 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 2,160 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimark dokumenti dixhital ne danimark danimark dokumenti dixhital ne danimark

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 11:14

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se pret që në të ardhmen KFOR-i të ndalojë vizitat e politikanëve të Kosovës në veri. Kjo deklaratë ka ...