Bota

Ministri i Brendshëm i qeverisë së Erdoganit trondit me deklaratën e tij: Grushtin e shtetit nuk e bënë gylenistët

3 Shkurt 2021, 11:25 Nga DOSJA
Ministri i Brendshëm i qeverisë së Erdoganit trondit me

TURQI– Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka qenë i ftuar në emisionin “Haber Global”, ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë ditës së djeshme në media duke tronditur të gjithë shoqërinë turke.

Suleyman Soylu i cilësuar si njeri i dytë më i fuqishëm në qeverinë turke pas Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij të forta me nëntokën, tha se grushti i shtetit nuk është kryer nga gylenistët.

I pyetur nga gazetari i emisionit në lidhje me grushtin e shtetit të ndodhur në 2016, ai e ndërpreu duke i thënë se se nëse vërtet mendonte se grushti i shtetit ishte bërë nga grupi gylenist FETO.

“Unë vetëm thashë që FETO e bëri atë me mbështetësit e tij. Ku qëndron FETO? në Amerikë”. Kështu që Soylu tha: “Ka mbaruar.”

Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm përbën një ndryshim 180 gradë në politikën e vendit pasi deri më tani qeveria e Erdoganit pretendonte se grushti i shtetit ishte bërë nga gylenistët duke nisur më pas një përndjekje të madhe përmes burgosjes, përdhunimeve, rrëmbimeve dhe zhdukjes së personave.

Më herët, agjenci inteligjence si BND e Gjermanisë apo CIA kishin deklaruar se nuk ka prova që grushtin e bënë ushtarakët gylenistë në ushtri, megjithatë e deklaruar kjo nga goja e ministrit të Brendshëm përbën një kthesë të madhe në qendrimin e Turqisë ndaj asaj që ndodhi në 15 korrik 2016.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani në Turqi pas kësaj deklarate, e cila i ka surprizuar të gjithë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit turqi suleyman soyl grushti i shtetit turqi suleyman soyl

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 11:14

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se pret që në të ardhmen KFOR-i të ndalojë vizitat e politikanëve të Kosovës në veri. Kjo deklaratë ka ...