Bota

3 Shkurt 2021, 11:14 Nga DOSJA

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se pret që në të ardhmen KFOR-i të ndalojë vizitat e politikanëve të Kosovës në veri. Kjo deklaratë ka ardhur pas vizitës të kreut të Lëvizjes Vetë Vendosja Albin Kurit dhe presidentes aktuale Vjosa Osmani, të cilat u shoqëruan me tensione.

Sipas Gazeta Express, Rakiq, i cili është dhe zëvendëskryeministër në detyrë i Kosovës, e ka quajtur vizitën një provokim dhe ka thënë se pret që situata të tilla të ndalohen nga KFOR-i në të ardhmen.

“Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut, gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, më shqetëson mua si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR-i nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri,”-ka thënë ai. 

Kreu i Vetë Vendosjes Albin Kurti dhe presidentja aktuale Vjosa Osmani pak ditë më parë kanë vizituar minierën e Trepçës, e cila ndodhet në veri të Kosovës. Vizita e tyre u tentua të ndalohej nga një grup serbësh. Po ashtu, kjo vizitë u cilësua si një provokim dhe ka pasur shumë reagime.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora goran rakiq zgjedhjet e parakoshhme ne kosove zgjedhjet ne kosove goran rakiq zgjedhjet e parakoshhme ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll