Takimi me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit/ Basha: Tregu është hapur për mafien, i sjell të pa certifikuar
3 Shkurt 2021, 08:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit dhe me pacientë në Tiranë. Basha u sqaroi farmacistëve dhe pacientëve detajet e programit #Shqipëria Fiton dhe u angazhua se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve në këtë drejtim. Ai iu detajoi atyre pikat kryesore të planit.
“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, – tha Basha.
Në qëndër të programit sipas Bashës do të jetë pacienti. “E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrë këtë mjekim”, – sqaroi Basha pacientët.
Sipas kreut të opozitës “këto janë dy ndryshimet kryesore që do të sjellë programi për shëndetësinë dhe do të bëjë të mundur që sot shqiptarët të paguajnë më shumë se çdo banor tjetër i Ballkanit dhe marrin shërbimin me cilësinë më të dobët”
Basha sqaroi edhe çështjen e kartës së pacientit që do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së mjekut, spitalit apo edhe ilaçit që i duhet pacientit.
“Karta e pacientit do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë ,te cili spital do të shkojë dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë”, – u shpreh kreu i PD gjatë takimit me farmacistë e pacientë
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i ka kthyer një përgjigje të shkurtër, por të qartë kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet ...
TIRANË– Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i pyetur në Open se mbi kë bie përgjegjësia nëse procesi për votën e diasporës dështon, dha një përg...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka ironizuar deputetët e Kuvendit lidhur me nivelin e tyre intelektual. Në një debat me deputeten socialiste, Blerin...
TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është përplasur me juristin Ledio Braho me të cilin ka diskutuar lidhur me votën e emigrantëve për zgjedhjet e ...
TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka premtuar një “reflektim” të Partisë Socialiste nëse fitohet mandati i tretë qeverisës. I ftuar në emisionin ...
Si taksat e ulëta ashtu dhe ato më të larta nuk kanë shërbyer për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme në dekadën e fundit.Një raport i fundit i botuar ng...
TIRANË- Gazetari investigativ italianë Michele Albanese, ka komentuar përgjimet e Ndrangheta-s, ku u zbulua dhe lidhja me zyrtarë në Shqipëri e politikanë....
Vonesa dhe mungesa e vullnetit politik ishin ato se çfarë listuan si mangësi në Open të ftuarit për të diskutuar mbi votën e shqiptarëve që jetojnë jasht...
TIRANË-Ministri i Disaporës, Pandeli Majko tha mbrëmjen e sotme e do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.I ftuar në emisio...