Politike

“Ose i luftojmë këta kriminelë, ose ata do emërojnë ministrat e prokurorët”/ Albanese: Kolegët shqiptarë  t

2 Shkurt 2021, 22:23 Nga DOSJA
“Ose i luftojmë këta kriminelë, ose ata do

TIRANË- Gazetari investigativ italianë Michele Albanese, ka komentuar përgjimet e Ndrangheta-s, ku u zbulua dhe lidhja me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. 

Në një intervistë që ka dhënë për “Tempora”, ai ka thënë  se përballë kemi dy alternativa të vetme; ose i luftojmë këta kriminelë ose do jemi plotësisht të rrethuar e të përshirë nga ata.

Po ashtu ai ka shtuar se qeveritë reale në demokraci varen e kushtëzohen dhe nga paratë që financojnë fushata elektorale që hidhen për të fituar më pas qytetet. 

Michele Albanese: Përballë kemi dy alternativa të vetme; o luftojmë këta kriminelë o do jemi plotësisht të rrethuar e të përshirë nga ata. Janë ata që do emërojnë ministrat e prokurorët, janë ata që do komandojnë vendet. Qeveritë reale në demokraci varen e kushtëzohen dhe nga paratë që financojnë fushata elektorale, e që hidhen për të fituar qytetet e nëse lejojmë të mbizotërojnë këto aspekte ilegaliteti, do të thotë fundi i demokracisë e i lirisë, fundi i kombeve, fundi i njerëzve të lirë. Unë mbaj një mbiemër mjaft të afërt me vendin tuaj. E dua Shqipërinë e uroj që gazetarët shqiptarë të punojnë siç po bëjmë dhe ne në Kalabri.

Michele Albanese shtoi se prokuroria shqiptare duhet të jetë aq kurajoze sa të nisë e të vërë dorë në pisllëkun e aferave të trafikut të drogës, korrupsionit, e të trafikut të investimeve ilegale në Shqipëri. 

Michele Albanese: Uroj që kolegë shqiptarë me dinjitet e kurajo të zbardhin prapaskenat më të errëta të hetimeve kalabreze e prokuroria shqiptare të jetë po aq kurajoze sa të nisë e të vërë dorë në pisllëkun e aferave të trafikut të drogës, korrupsionit, e të trafikut të investimeve ilegale në Shqipëri. Lufta kundër mafias nuk është vetëm e Kalabrias, Italisë, Shqipërisë, Evropës, por është një luftë globale e që kërkon një legjislacion antimafia moderne e aftë të luftojë këto sisteme, ndryshe rrezikojmë që mafiozët do të bëhen padronë të qyteteve tona, të vendeve tona.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike michele albanese michele albanese

Sondazh

Poll