Politike

Ministri i Diasporës zbulon se ku do të kandidojë më 25 prill, Majko: Në njësinë  nr.5, jam i privilegjuar që jam në l

2 Shkurt 2021, 21:59 Nga DOSJA
Ministri i Diasporës zbulon se ku do të kandidojë më 25

TIRANË-Ministri i Disaporës, Pandeli Majko tha mbrëmjen e sotme e do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

I ftuar në emisionin “Open”, Majko tha se Partia Socialiste do të tregojë maksimumin duke u shprehur i privilegjuar që është në listat e PS.

“Nuk kemi thënë që kemi bërë mrekullinë. Thuhet edhe ndonjëherë që kemi tepruar duke thënë që kemi gabuar këtu kemi gabuar aty. Kemi një qeverisje që për shkak të një veprimi të opozitës u vështirësuan punët. PS i ka të gjitha pushtete, kjo na ka rritur përgjegjësinë jo sic thonë shkodranët ‘na ka hip vetja në qejf’. Mendoj që ne diskutojmë maksimumin tonë, një metaforë që dikush e konsideron si tavan, por për socialistët tavani nuk ekziston. Unë do të jem kandiat në njësinë  nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandeli majko pandeli majko

Sondazh

Poll