Politike

Ministri Bledi Çuçi: Dosja për Klodian Rashën do shkojë shumë shpejt në gjykatë

2 Shkurt 2021, 22:37 Nga DOSJA
Ministri Bledi Çuçi: Dosja për Klodian Rashën do

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur se dosja penale për vrasjen e Klodian Rashës do të shkojë në Gjykatë.

Në një intervistë për ‘A-Show’, ministri tha se kjo procedurë nga Prokuroria pritet të ndodhë shumë shpejt.

Në rastin e Klodianit mund t’ju them që dosja penale për vrasjen e Klodianit do të shkojë në Gjykatë shumë shpejt nga Prokuroria”, tha Çuçi.

Ndër të tjera, ministri është pyetur edhe lidhur me protestën e Teatrit, ku tha se tashmë kanë kaluar 5 dosje në Prokurorinë e Tiranës.

Mos kujtoni se unë si Ministër i Brendshëm apo si politikan apo qytetar ndjehem komod kur shikoj skena të përplasjes së policisë me qytetarët. Në lidhje më përcaktimin se sjellja e policisë është në tejkalim të kompetencave apo jo, këtë e vendosin insitucionet përgjegjëse që ka shteti. Nga ajo ngjarje janë 5 dosje në Prokurorinë e Tiranës që po shqyrtohen”,tha ndër të tjera ai.

Ministi Çuçi u ndal edhe te fenomeni i blerjes së votës, ku tha se janë vënë sanksione për parandalimin e shitjes apo blerjes së votave.

(kle.mu./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi klodian rasha bledi çuçi klodian rasha

Sondazh

Poll