Politike

Ministrat e PS janë bërë arrogantë? Majko e pranon: E kam dëgjuar, PS do rishikojë vetëveten. Me dashuri dhe inat…

3 Shkurt 2021, 06:45 Nga DOSJA
Ministrat e PS janë bërë arrogantë? Majko e pranon: E kam

TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka premtuar një “reflektim” të Partisë Socialiste nëse fitohet mandati i tretë qeverisës. I ftuar në emisionin “Open”, Majko është shprehur se lufton për fitoren e Partisë Socialiste, duke u premtuar emigrantëve se do t’u sigurojë të drejtën e votës. “Me dashuri dhe me inat,”-tha Majko, duke e mbyllur premtimin e tij për Diasporën shqiptare.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Kanë filluar të ndjehen tone kritizere për arrogancën e përfaqësuesëve të PS, i keni dëgjuar?

Majko: Po

Pyetje: Jeni dakord me to?

Majko: Ne kur diskutojmë me njëri-tjetrin, jemi më të ashpër me veten se kundërshtarët. Mendoj se do kemi reflektim shumë të madh në mandatin tjetër.

Pyetje: Po thoni që një qeverisje e mundshme do të ketë filozofi tjetër?

Majko: Jo, do të kemi rishikim të vetëvetes, është më delikat sesa krijimi i diçkaje të re.

Pyetje: Do vinit bast për fitoren e PS?

Majko: Luftoj për fitoren.

Pyetje: Në çfarë shifrash?

Majko: Nuk futem në këtë logjikë. Mendoj se fati i Shqipërisë nuk është histori basti.

Pyetje: Çfarë do t’i thoshit emigrantëve?

Majko: Me qetësi por me inat ne do ta bëjmë se s’bën të drejtën e votës.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandeli majko pandeli majko

Sondazh

Poll