Bota

3 Shkurt 2021, 07:18 Nga DOSJA

KOSOVËKur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë ka bërë që mos të ketë organizime të mëdha me qytetarë por që gjithçka të zhvillohet online.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nisur e para fushatën menjëherë pas fillimit të afatit zyrtar mesnatën e ditës së djeshme, ku kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, përmes një një video-mesazhi, tregoi prioritet e tij për mandatin qeverisës. Po ashtu, në orën 17:00, LDK-ja ka hapur fushatën në Podujevë, komunë të cilën e humbi në garën e vitit të kaluar për kryetar.

Lëvizja Vetëvendosje, ka kandidat për kryeministër Albin Kurti, i cili këmbëngul se do të marrë pjesë në zgjedhjet edhe pse KQZ-ja e ka lënë jashtë listës, për shkak të vepra penale aktive. Ai gjithashtu ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve për deputetë, pa hequr asnjë nga kandidatët që nuk u certifikuan nga KQZ-ja. LVV-ja ka nisur ditën e sotme zyrtarisht në Pejë në orën 12:30. Kreu i LVV-së ka shkuar në fushata bashkë me Vjosa Osmainin, ku kanë shprehur se do të jenë fitues në zgjedhje dhe kanë paralajmëruar se do të ketë pjesëmarrje masive.

Listën e Partisë Demokratike të Kosovës e kryeson, Enver Hoxhaj, i cili hapi zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet, ndërsa Ramush Haradinaj aspiron për president nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Partitë gjithashtu nuk i kanë kursyer akuzat për njëra-tjetrën ku mes tyre kanë përmendur edhe Gjenocidin serb gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, ku nga 130 mijë e 168 aplikues për regjistrim, KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë e 100.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, asnjë prej partive të zgjedhura nuk ka arritur të përfundojë mandatin e plotë prej katër vjetësh, duke çuar shpesh vendin në zgjedhje të parakohshme. Këto zgjedhje, do të garojnë 28 parti politike, ndër to, tri janë subjekte politike serbe, por vetëm Lista Serbe ka struktura dhe degë në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 21:52

VV: Kurti do t’i prijë listës së deputetëve

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e de...