Politike

Partia Socialiste s’pyet për Covid-19 para votave, Elisa Spiropali merr në “gji” Halit Valterin, mblidhen me 30 veta, di

2 Shkurt 2021, 20:55 Nga DOSJA
Partia Socialiste s’pyet për Covid-19 para votave, Elisa Spiropali

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytarë të zonës së Bathore të Bashkisë Kamzës, ku dhe ka shkelur me ‘dy këmbë’ rregullat e Covid-19. Siç shihet në fotot që ka bërë vet publike në rrjetet sociale, Valteri mesa duket nuk pyet për pandeminë e Covid-19, pasi ai ndodhet në mesin e më shumë se 30 personave, ku siç shihet distancimi social është zero, ndërkohë që asnjëri prej qyetarëve nuk ka vendosur maskë. 

Por, bie në sy se brenda lokalit, ndodhet edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, që sipas Valterit kjo e fundit ka shkuar me ftesën e tij për të dëgjuar problematikat me të cilat hasen qytetarët. 

“Sot ne Bathore pritem Ministren Spiropali si e deleguar e qeverise per Bashkine Kamez.
Me ftesen time erdhi per te degjuar problemet e kesaj zone.
Nje bashkebisedim me banore ku u ngriten nje sere shqetesimesh dhe problemesh qe ka komuniteti. Rruga jone eshte e qarte , ti kerkojme llogari cdokujt qe drejton dhe pretendon te qeverise ! HV“- shkruan Valteri, krahas fotove. 

Të dy zyrtarët teksa kanë dëgjuar shqetësimet e banorëve kanë harruar, të marrin masa për të mbrojtur qytetarët nga një rrezik tjetër.

Ndërkohë, pak ditë më parë një mbledhje të tillë bëri dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi, veprim i cili u kritikua edhe nga Kryeministri Rama, i cili tha se ky i fundit ka marrë gjobë.  Po Ministrja dhe Halit Valteri të cilët mblodhën qytetarët për fushatë, a do të marrin të njëjtën masë si aktori…?!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali halit valteri elisa spiropali halit valteri

Sondazh

Poll