Bota

Pfizer pret të fitojë 15 mld dollarë nga shitja e vaksinës anti-Covid

2 Shkurt 2021, 19:51 Nga DOSJA
Pfizer pret të fitojë 15 mld dollarë nga shitja e vaksinës

SHBA- Kompania farmaceutike Pfizer, ka thënë se pret të marrë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave të koronavirusit gjatë këtij viti.

Pfizer tha se ka dërguar 65 milion doza deri më tani në të gjithë botën, përfshirë 29 milion në Shtetet e Bashkuara. Kompania pret që të dorëzojë edhe 200 milion doza në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.

Sipas mediave të huaja, Pfizer është duke tentuar të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit më 2021. Pfizer ka krijuar vaksinën kundër këtij virusi bashkë me kompaninë gjermane, BioNTech. Kjo ka qenë një prej vaksinave të para që janë miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Shitjet e këtyre vaksina përbëjnë një çerek të shitjeve që janë parashikuar për këtë vit.

Shumë shtete në gjithë botën janë duke tentuar të vaksinojnë sa më shpejt qytetarët e vet, me qëllim të ruajtjes së jetëve dhe rimëkëmbjes ekonomike.  Në çerekun e katërt të vitit të kaluar, Pfizer ka shitur vaksina kundër këtij virusi në vlerë të 154 milionë dollarëve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pfizer vaksina kunder covid-19 pfizer vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 19:13

Haradinaj: Kosova kërkon një President të fortë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës. Në një status në Facebook, ai ka s...

Bota 2 Shkurt 2021, 19:01

RUSI- Avokatët e Alexei Navalny kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Moskës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili mbikëqy...