Bota

“Kjo është poshtësuese!”/ Modelja nuk lejohet të udhëtojë për shkak të veshjes së zbuluar, linja ajrore i kërk

2 Shkurt 2021, 19:31 Nga DOSJA
“Kjo është poshtësuese!”/ Modelja nuk lejohet të

AUSTRALI– Një modele australiane nuk u lejua të udhëtonte nga Goald Coast për në Melburn për shkak të veshjes së saj disi të zbuluar.

Modelja Isabelle Eleanore mbante veshur një bluzë të zezë, e cila i ngjante reçipetave dhe për këtë arsye, një stjuardese i kërkoi të mbulohej, shkruajnë mediat e huaja.

Pas kësaj, vajza u detyrua të vishtë një jelek që të mund të hipte në aeroplan për të nisur udhëtimin teksa ndau shqetësimin me ndjekësit e saj.

Ata bënë një skenë të madhe kur hipa në avion dhe më bënë të pres para të gjithëve gjatë kohës që kërkonin për të gjetur diçka për të më mbuluar. Pastaj më duhej të ecja deri në vendin tim me këtë jelek. Ky është diskriminim dhe poshtërim. Mesa duket, gjoksi im është i madh dhe nuk mund të udhëtoja në këtë aeroplan pa u mbuluar. Jam e sigurt se nëse do të kisha gjoks të vogël, veshja ime nuk do të ishte problem”, tha modelja.

Sipas modeles, ky incident është shkelje e të drejtave të saj. Pas kësaj, linja ajrore “Jetstar” më vonë e telefonoi Isabelle për t’i kërkuar falje për mënyrën se si e trajtuan situatën.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi modelja isabelle eleanore australi modelja isabelle eleanore

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 19:13

Haradinaj: Kosova kërkon një President të fortë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës. Në një status në Facebook, ai ka s...

Bota 2 Shkurt 2021, 19:01

RUSI- Avokatët e Alexei Navalny kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Moskës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili mbikëqy...