Politike

“Shkatërrimi i LSI-së ishte projekt yni me Lulzim Bashën”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Intrigant i rëndomtë

2 Shkurt 2021, 17:07 Nga DOSJA
“Shkatërrimi i LSI-së ishte projekt yni me Lulzim

TIRANË- Monika Kryemadhi, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama pasi ky i fundit në një deklaratë për shtyp përsëriti zotimin e tij të fushatës së vitit 2017, për të shkatërruar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kryetarja e LSI-së, tha se Edi Rama nga shërbëtor i shqiptarëve që duhet të ishte, është shndërruar në një intrigant të rëndomtë politik dhe sipas saj qëllimi i vetëm i tij është të goddasë partinë që ajo drejton.

STATUSI I PLOTE

SA MË E MADHE LSI
AQ MË SHPEJT RAMA SHKON PËR SKRAP
Edi Rama rizbuloi për të njëmijtën herë se ai nuk ka asnjë plan për këtë vend.
Siç u shpreh dhe vetë në mënyrë të dëshpëruar, i vetmi plan i tij është “çuarja e LSI për skrap”. Nga shërbëtor i shqiptarëve që duhet të ishte, Edi Rama është shndërruar thjesht në një intrigant të rëndomtë politik, që siç e keni parë, më shumë se sa për t’i sjellë vaksinat këtij populli, më shumë se t’u rindërtojë shtëpitë e prishura nga tërmeti shqiptarëve, më shumë se sa t’u rrisë atyre rrogat apo pensionet, mendon vetëm e vetëm si t’i rrëmbejë ndonjë deputet LSI, si të përçajë opozitën dhe si të manipulojë sondazhet nepër mediet e blera, për të ulur të paktën virtualisht rritjen e pandalshme të LSI. Edi Rama është në atë fazë psiqike, kur gëzohet më shumë teksa ndonjë dhëmb i prishur i LSI, fjala bie kalon në kampin mavi, se sa po të marrë vesh se shirat do pushojnë dhe Shqipëria nuk do ketë më përmbytje. Edi Rama jo vetëm nuk ka asnjë plan që i shërben shqiptarëve, por siç po e shikoni gjithmonë dhe më qartë, e vetmja strategji e tij mafioze dhe politike është thjesht dhe vetëm goditja e LSI. Nuk jep llogari as për papunësinë, as për koston e lartë të jetesës, as për shpopullimin dhe mungesën e perspektivës tek të rinjtë. Të gjitha dështime dhe përgjegjësi e tij. Ndaj është fare e qartë, kush nuk do që Edi Rama dhe Rilindja e tij e vdekur të vazhdojë të rrijë si kufomë e pakallur në pushtet, siç tha po vetë, deri në 2030, të votojë më 25 prill Lëvizjen Socialiste për Integrim!
Kush kërkon rotacion për ndryshim cilësor dhe do të jetë i sigurt për këtë rotacion të votojë më 25 prill LSI! Sa më e madhe LSI, aq më e sigurt dhe aq më i shpejtë fundi i tij. Aq më i shpejt ndryshimi cilësor që sjell shpresë, punësim dhe mundësi për mirëqenie.
Çdo votë për LSI është votë e sigurt për çuarjen e Ramës për skrap.

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot zotimin e tij të fushatës së vitit 2017, për të shkatërruar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rama tha se projekti për të çuar LSI-në për skrap, ishte në bashkëpunim me Lulzim Bashën, por ky i fundit, sipas tij, e tradhtoi projektin dhe u bë aksioner me Metën, Berishën dhe Kryemadhin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 16:47

TIRANË– Komisioni i Sigurisë Kombëtare dhe ai i Ligjeve janë mbledhur ditën e sotme për të diskutuar lidhur me disa projektligje. Tek “Ligjet&#...