Politike

2 Shkurt 2021, 16:47 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni i Sigurisë Kombëtare dhe ai i Ligjeve janë mbledhur ditën e sotme për të diskutuar lidhur me disa projektligje. Tek “Ligjet” është rrëzuar propozimi për ngritjen dhe organizimin e shërbimit të detektivit privat në Shqipëri.

Nisma ligjore e propozuar nga deputeti Selami Jenisheri, parashikonte përfshirjen e profesionit të detektivit apo agjentit të fshehtë, si pjesë të ligjit të vitit 2014, për shërbimin privat të sigurisë fizike.  

Relatori Alket Hyseni vlerësoi se nisma nuk kishte parashikime të plota për rregullimin e profesionit të dedektivit privat dhe ka pasaktësi të teknikës legjislative, ndërsa deputetja Ermonela Felaj, shtoi se roli i propozuar nga Jenisheri s’ka lidhje me shërbimin e sigurisë. Sipas saj, kjo çështje mund të rregullohet me një ligj të veçantë.

Deri më tani në Shqipëri janë licencuar mbi 50 detektivë privatë, të cilët paguhen nga qytetarë për shërbime të ndryshme. Provat e tyre mund të përdoren ligjërisht edhe në procese gjyqësore, ndërsa tarifa e tyre bazë është 30 euro/ora.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni komisioni i ligjeve nisma per dedektive private selami jenisheri alket hyseni komisioni i ligjeve nisma per dedektive private selami jenisheri

Sondazh

Poll