Aktualitet

FOTOT/ ‘Taqi shqiptar’ ose ‘Notis grek’! Ky është shqiptari i rrezikshëm që u kap në makinë me Alket Rizain, e pri

2 Shkurt 2021, 11:38 Nga DOSJA
FOTOT/ ‘Taqi shqiptar’ ose ‘Notis grek’! Ky

GREQIMediat greke kanë publikuar foto të 45-vjeçarit shqiptar që u kap të premten gjatë natës në makinë me Alket Rizain në Lamia. ‘Taqi shqiptar’ ose ‘Notis grek’ i shumëkërkuari nga Greqia u paraqit ditën e sotme në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë. Emri i tij sërish mbetet mister.

Shqiptari kishte kryer dhe një vrasje tjetër, dy vite më vonë, për të cilën ishte dënuar dhe më pas liruar në 2017. Më të dalë nga burgu, ai ka shkuar në Greqi, për t’u bërë protagonist i një atentati në një lokal në Glyfada, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Ndaj tij, ishte prerë një urdhër-arresti më 14 Janar të këtij viti, por 45-vjeçari nuk kishte dijeni se po kërkohej dhe kishte shkuar i qetë të priste Rizain teksa dilte nga burgu i Domokous.

45-vjeçari dyshohet se vitet e fundit pas lirimit nga burgu ka bërë udhëtime të rregullta në Angli, Greqi dhe në Shqipëri, në mënyrë që të koordinonte trafikun e drogës. Efektivët e Policisë kishin informacione se ai do të udhëtonte sërish për në Britani të Madhe për të diskutuar me partnerët dhe ishin përgatitur që ta prangosnin. Por rruga iu shkurtua kur e gjetën brenda në mjet me Rizain.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket rizai alket rizai

Sondazh

Poll