Bota

Ministri i Jashtëm serb: Jemi munduar ta bindim Izraelin për të mos e njohur Kosovën

2 Shkurt 2021, 11:15 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm serb: Jemi munduar ta bindim Izraelin për të

KOSOVË-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviç, ka komentuar njohjen e Kosovës nga Izraeli ditën e djeshme. Në një deklaratë për mediat Selakoviç ka thënë se marrëdhënia diplomatike midis vendeve do të ndikojë dhe në marrëdhënien midis Serbisë dhe Izraelit.

Po ashtu, ai pranoi se nuk e ka pritur mirë këtë marrëveshjen dhe se janë munduar shumë të parandalojë, por Izraeli zgjodhi interesat e SHBA-së para interesit të saj dhe të Serbisë.

“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i tyre për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për ta. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruante një ftesë për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas. Izraeli ta njohë të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas,“-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka vazhduar me komentet, ku ka thënë se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ngelet për t’u parë nëse do të ketë vende myslimane apo arabe që do të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

“Ne kemi bërë përpjekje serioze në marrëdhëniet me Izraelin në vitet e fundit, në marrëdhëniet midis dy kombeve dhe nuk jemi të lumtur për këtë. Është indikative që keni pasur nxitjen e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer për ta mundësuar këtë të ndodhë, ne do ta shohim nëse zbatohen pjesët tjera të marrëveshjes midis Serbisë dhe SHBA-së, të nënshkruar në Washington”, tha Selakoviç.

Ndërsa, pyetjes nëse Serbia do të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, ai i është shmangur.

“Vuçiç tha qartë në Washington se varet nga procesi dhe si do të zhvillohet ai në të ardhmen”, tha Selakoviç.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marredhenia izrael-kosove nikolla selakoviç marredhenia izrael-kosove nikolla selakoviç

Sondazh

Poll