Bota

‘Po mbytemi’, kaos dhe protesta në rrugët e Brazilit, spitalet drejt kolapsit pas mungesës së oksigjenit

2 Shkurt 2021, 11:31 Nga DOSJA
‘Po mbytemi’, kaos dhe protesta në rrugët e Brazilit,

BRAZIL– Rastet në rritje të koronavirusit në Brazil dhe  mungesat e oksigjenit, kanë shkaktuar protesta masive në vend ku mijëra qytetar kanë dalë në rrugët e qyteteve në të nëdha duke mbajtur qese platike mbi kokë dhe brohoritën me parrullën ‘Po mbytemi’.

Pamjet e protestave kanë bërë xhiron e mediave botërore dhe ngrenë alarmin se spitalet e vendit pothuajse janë drejt kolapsit, pasi në qytetin e Manaut nuk ka oksigjen të mjaftueshëm për të gjithë pacientët me insuficencë respiratore.

Qeveria ende nuk ka zbuluar numrin e vdekjeve që kur njësitë e kujdesit urgjent të shtetit mbaruan me oksigjen të Enjten e kaluar. Një mjek rezidencial në Spitalin Getulio Vargas, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin me media, i tha Al Jazeera afërsisht se 100 pacientë kishin vdekur nga asfiksia që nga 14 Janari.

Kritikët fajësojnë qeverinë e Presidentit Brazilian Jair Bolsonaro për trajtimin e dobët të krizës. Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (AGU), Ministria e Shëndetësisë dyshohet se ishte paralajmëruar gati një javë para se stoku i oksigjenit të arrinte nivele kritike në qytet, por nuk arriti të informojë autoritetet federale.

Megjithëse forca ajrore braziliane i është përgjigjur krizës duke dhënë një rezervë emergjente të oksigjenit të lëngshëm dhe të gaztë, kriza në Manaus nuk është e qëndrueshme.

Brazili është vendi i dytë më i goditur në botë për sa i përket vdekjeve të lidhura me COVID, me më shumë se 214,000 të vdekur. Në 24 orët e fundit, u regjistruan 1.335 vdekje të reja nga koronavirusi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll