Aktualitet

U lirua nga burgu, cilat ishin 7 akuzat që mbajtën në qeli për 7 muaj Evris Martinajn

3 Maj 2019, 19:20 Nga DOSJA
U lirua nga burgu, cilat ishin 7 akuzat që mbajtën në qeli

TIRANË- Ervis Martinaj, një prej të akzuarve për vrasjen në ish-bllok, tashmë është i liruar me kusht pasi i ka dhënë Gjykatës një garanci pasurore 5 milionë lekë. Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në qeli, pasi të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos dhe Eljo Hato.

Sipas informacioenve Martinaj në kërkesën me një sërë argumentesh, ka ofruar si garanci pasurore, shumën prej 5 milion lekë të rinj. Prokurorët kanë kundërshtuar këtë vendim, pasi ata kishin ngritur dhe 7 akuza ndaj tij.

Nga vrasje në rrethana cilësuese, tek prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e pastrim parashi, këto ishin akuzat e Prokurorisë, por u rrëzuan nga Gjykata pas dhënies së garancisë pasurore.

Shtatë akuza ndaj Ervis Martinaj

“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim mbetur në tentativë.

“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”

“Falsifik të pasaportave apo letër njoftimeve”

“Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarisë kriminale”

“Fshehje të ardhurash”

“Organizimi i lotarive të palejuara”

”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 7 akzuat per martinajn ervis martinaj garancia pasurore e martinaj martinaj lirohet nga burgu masakra ne ish-bllok vrasja ne bllok 7 akzuat per martinajn ervis martinaj garancia pasurore e martinaj martinaj lirohet nga burgu masakra ne ish-bllok vrasja ne bllok

Sondazh

Poll