Bota

Bilanci në botë/ Mbi 103 mln të infektuar dhe 2 mln të vdekur, BE-ja shtrëngon masat për vizitorët e huaj, përfshirë Sh

2 Shkurt 2021, 08:14 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 103 mln të infektuar dhe 2 mln të

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 103 milionë, ndërsa 2,248,090 njerëz kanë ndërruar jetë.

Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 125,454 persona, duke e çuar shifrën ne total mbi 26 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,904 pacientë dhe shifra në total është 454,213 pacientë. Amerikanët përbëjnë vetëm 5.4% të marrësve të vaksinave Covid-19, zbulon CDC .  Ditën e djeshme presidenti Joe Biden dhe Republikanët ranë dakord për të vazhduar bisedimet e mëtejshme në menaxhimin e  Covid-19. Dhjetë senatorë republikanë kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë në një përpjekje për të negociuar një paketë të ndihmës për koronavirusin.

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimit. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 8,587 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,767,206 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 94 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 154,522

Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.

Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjatë orëve të fundit ka pasur një ulje të numrit të infektimeve, ku janë shënuar pozitiv 4,347 njerëz, duke e çuar numrin në total 3,201,461 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 455 persona dhe numri në total është 7,512.

Italia renditet e teta, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 7,925 njerëz një numër më i ulët se një ditë më parë, ndërsa shifra në total është mbi 2 milionë. Ndërkohë, që kanë ndërruar jetë mbi 329 persona dhe numri në total është 88,845.

Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 6,630 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,232,316 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 619 njerëz dhe numri në total është 58,396

Në Kinën e largët, vendin ku dhe u shfaq për herë të parë virusi, ka raportuar rastet më të ulëta në një muaj. Gjatë 24 orëve janë raportuar 30 raste, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, nga 42 raste një ditë më parë dhe duke shënuar totalin më të ulët, pas 2 janarit që u regjistruan 24 raste.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote bilanci ne bote

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 07:48

Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

MIANMAR– Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet, janë arrestuar të hënën, më 1 shkurt, ka thënë zëdhënësi ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:24

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:21

Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjerm...