Aktualitet

Infektimi i Piperos pas marrjes së vaksinës, Manastirliu: Është mirë me shëndet, do kemi shumë lajme nga mjekët që e nd

2 Shkurt 2021, 09:11 Nga DOSJA
Infektimi i Piperos pas marrjes së vaksinës, Manastirliu:

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu doli në një deklaratë për mediat pas vaksinimit me dozën e dytë që mori kryeministri Edi Rama dhe mjekja Najada Çomo. Manastirliu tha para gazetarëve se do të vijojë procesi për të vaksinuar mjekët dhe infermierët që akoma nuk kanë marrë dozën e parë ndërkohë që paralelisht do të vijojë dhe ajo për dozën e dytë. Gazetarët e pyeten në lidhje me mjekun Pëllumb Pipero i cili tashmë është i infektuar me Covid dhe pse iu injektua doza e parë e ‘Pfizer’. Ajo tha se mjeku është mirë me shëndet ndërkohë që pret informacione nga mjekët për të ditur diçka më shumë për gjendjen e tij.

DEKLARATA:

Do të jetë një proces i kombinuar, do të vijojë procesi për ata që do e marrin për herë të parë. Ne kemi vijuar për të mundësuar trajnimin e personelit. Ne kemi në sistemin shëndetësor personel që duan të jenë të përfshirë. Jemi të gatshëm të përfshijmë dhe infermierë të tjerë. Pipero është mirë me shëndet është duke kaluar ditët e sëmundjes covid dhe do të kemi shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin. Nga ana tjetër për sa i përket dozës së dytë do të tregojnë mjekët se si do të procedohet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ogerta manastirliu edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll