Aktualitet

‘Ishalla këtë radhë pa probleme’/ Rama merr dozën e dytë të vaksinës ‘Pfizer’

2 Shkurt 2021, 08:50 Nga DOSJA
‘Ishalla këtë radhë pa probleme’/ Rama merr

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë ditën e sotme dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Ajo që u vu re ishte se Rama ishte i pari që mori dozën e vaksinës, para mjekes Çomo, e cila ishte personi i parë që u injektua tre javë më parë.

Para se të bënte vaksinën Rama u pyet nga mjekja nëse ka pasur efekte anësore. Në momentin e injektimit të vaksinës mjekja iu drejtua duke i thënë: Ishalla këtë radhë pa probleme.

Pjese nga biseda me Ramën

MJEKJA: Ke pasur ndonjë efekt anësor?

RAMA: Asnjë efekt nuk kam pasur, zero.

MJEKJA: Asnjë lloj shqetësimi?

RAMA: Zero

MJEKJA: Ndonjë temperaturë, lodhje?

RAMA: Asgjë.

MJEKJA: Ishalla këtë radhë pa probleme.

Pas Ramës u vaksinua edhe shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo për të vijuar me radhë me pjesën tjetër të stafit mjekësor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirus në shqipëri vaksina anticoivd edi rama koronavirus në shqipëri vaksina anticoivd

Sondazh

Poll