Bota

Presidenti turk Erdogan paralajmëron për krijimin e një kushtetute të re: Duhet të kryet para njerëzve dhe me pjesëmarrje

2 Shkurt 2021, 07:50 Nga DOSJA
Presidenti turk Erdogan paralajmëron për krijimin e një

TURQI-Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme ka deklaruar nevojën për hartimin e një kushtetute të re dhe civile për Turqinë.

Gjatë një deklarate për media, Erdogani ka thënë se dy kushtetutat e fundit të vendit të miratuara në 1961 dhe 1982 u hartuan pas grushtit të shtetit ushtarak dhe përmbanin gjurmë të pashlyeshme të ndikimit ushtarake. Erdogan tha se kushtetuta e re duhet të jetë civile, por nuk ka më shumë detaje.

“Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të diskutojë për një kushtetutë të re. Kjo punë duhet të kryhet para njerëzve dhe përmes pjesëmarrjes së të gjithë përfaqësuesve të tyre në një mënyrë transparente dhe teksti që del duhet t’i paraqitet njerëzve për miratim. Nëse arrijmë një mirëkuptim të përbashkët me partnerët tanë, ne mund të marrim masa për një kushtetutë të re në periudhën e ardhshme,”-ka thënë ai.

Në vitin 2018, Turqia kaloi nga një sistem parlamentar në një sistem ekzekutiv presidencial që përqendroi shumicën e pushteteve në duart e presidentit. Tranzicioni erdhi pas një referendumi që ndryshoi disa nene të Kushtetutës së vitit 1982.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rexhep tajip erdogan turqi rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 07:48

Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

MIANMAR– Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet, janë arrestuar të hënën, më 1 shkurt, ka thënë zëdhënësi ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:24

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:21

Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjerm...