Bota

Grushti i shtetit Mianmar/ Joe Biden paralajmëron sanksione: Ushtria nuk duhet të kërkojë kurrë të shfuqizojë vullnetin e

2 Shkurt 2021, 07:32 Nga DOSJA
Grushti i shtetit Mianmar/ Joe Biden paralajmëron sanksione: Ushtria nuk

SHBA-Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar se do të rivendosë sanksionet ndaj Mianmar pasi ushtria e vendit mori pushtetin. Sipas BBC, sanksionet ishin lehtësuar kohët e fundit, pasi vendi filloi të dilte nga një diktaturë ushtarake.

Në një deklaratë Joe Biden ka thënë se se ushtria nuk nuk duhet të hedh poshtë vullnetin e popullit, duke mohuar rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, edhe pse vendi kishte hequr sanksionet ndaj Mianmar, ato do të vendosen sërish.

“Ushtria nuk duhet të kërkojë kurrë të shfuqizojë vullnetin e njerëzve ose të përpiqet të fshijë rezultatin e një zgjedhje të besueshme. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë për demokracinë kudo që të jetë nën sulm,”-ka thënë ai.

Ditën e djeshme, në Mianmar ka  ndodhur një grusht shteti. Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur u arrestuan, pasi akuzohen se e kanë marrë fitoren me manipulim.  Ushtria ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare.

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne mianmar grushti i shtetit ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 07:24

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:21

Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjerm...