Bota

Po jep efekt! Vaksinimi anti-COVID jep ‘frytet’ në Izrael, ulje drastike e numrit të infektimeve

2 Shkurt 2021, 07:19 Nga DOSJA
Po jep efekt! Vaksinimi anti-COVID jep ‘frytet’ në Izrael, ulje

Shifrat e Ministrisë izraelite të Shëndetësisë (MSH) tregojnë se 531 njerëz mbi 60 vjeç, nga pothuajse 750,000 të vaksinuar, rezultuan pozitivë me Covid-19. Ndërsa personat që u shtruan në spital ishin vetëm 38 persona.

Para se të aplikohej vaksina, në vend ishin regjistruar më shumë se 7,000 infeksione ditore dhe rreth 300 vdekje. Sipas të dhënave të MSH, infeksionet dhe vdekjet u ulën vazhdimisht pas 14 ditësh të marrjes së dozës së parë.

Ndërsa numri më i ulët i infektimeve te njerëzit u regjistrua shtatë ditë pas dozës së tyre të dytë të vaksinës. Izraeli ka aplikuar dozat e para dhe të dyta jo më shumë se tre javë diferencë nga njëra tjetra.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael vaksinimi anti-covid ne izrael izrael vaksinimi anti-covid ne izrael

Sondazh

Poll