Bota

BE me “dorë të hekurt”, ashpërson rregullat për hyrjen e personave nga vendet jashtë saj

1 Shkurt 2021, 21:10 Nga DOSJA
BE me “dorë të hekurt”, ashpërson rregullat për

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka shtrënguar rregullat për vizitorët nga jashtë bllokut ditën e sotme. Reuters shkruan se personat që do të lejohen lirisht të futën në BE duhet të jenë nga vendet me pak raste të koronavirusit dhe me pothuajse asnjë nga variantet e tij.

Gjatë një takimi në Bruksel ambasadorët e BE ranë dakord për masën e re për udhëtimet nga vendet jo-BE, duke përfshirë edhe Britaninë. Nën rekomandimin për udhëtimet jo-thelbësore, vendet e BE janë inkurajuar që të vendosin kritere të rrepta sit karantinat e detyrueshme për pesonat që udhëtojnë në këto vende.

Të gjithë personat që duan të udhëtojnë për në BE, duhet që të kenë më pak se 25 raste për 100, 000 njerëz gjatë 14 ditëve të fundit. Këto masa pritet që të hyjnë në fuqi sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që të mos përhapet më virusi dhe mutacionet e tij.

Ndërkohë që në vendet që banorët e BE-së nuk duhet të udhëtojnë janë Australia, Kina, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be masa per covid be masa per covid

Sondazh

Poll