Bota

Izrael-Kosovë/ Hoti thumbon kundërshtarët: Të paktën falenderoni popullin

1 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA
Izrael-Kosovë/ Hoti thumbon kundërshtarët: Të paktën

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo marrëveshje e kthen vendin në një pikë strategjike në Ballkan. Ai gjithashtu ka shkruar për të tjera marrëveshje dhe investime që do të vijnë në Kosovë. Ndërkohë që në fundit të postimit Hoti ka thumbuar edhe kundërshtarët e tij politikë, ku u ka thënë që të falenderojnë popullin izraelit.

“Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan. Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane. Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit”, shkroi ai.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti marreveshja kosove- izrael avdullah hoti marreveshja kosove- izrael

Sondazh

Poll