Bota

Sherr mes dy familjesh për tokë, 18 persona humbin jetën në Guine

1 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
Sherr mes dy familjesh për tokë, 18 persona humbin jetën në

GUINE- 18 njerëz janë vrarë ditën e sotme në Guinen e Re për shkak të mosmarrveshjeve për tokën. Sherri që përfundoi në tragjedi la të vdekur edhe një grua dhe një fëmijë të vogël. “Federalna.ba” shkruan se përplasjet kanë ndodhur në zonën e Tagalija. Ndërkohë që një dëshmitar ka thënë se luftimet mes vendeve po hyjnë në javën e dytë të tyre.

“Familjet po largohen nga Tagali dhe Tebi por luftimet hyjnë në javën e dytë të tyre,” tha një dëshmitar.

Inspektori i policisë Teddy Agwi, tha se dhuna u shkaktua fillimisht nga një grindje familjare midis “dy të afërmve që u përleshën për një pjesë të tokës” dhe më pas situata agravoi në këtë gjendje.

“Midis të vrarëve ishin gjashtë burra që u përpoqën të hakmerreshin për vrasjen e një të afërmi në Port Moresby të Premten,” tha Agwi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 18 perosna te vrare sherr ne guine 18 perosna te vrare sherr ne guine

Sondazh

Poll