Aktualitet

Mes tyre grupi i Shijakut dhe vëllai i Arben Ndokës/ GJKKO jep dënimet për 17 të akuzuarit për laboratorin e heroinës në

1 Shkurt 2021, 16:50 Nga DOSJA
Mes tyre grupi i Shijakut dhe vëllai i Arben Ndokës/ GJKKO jep

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ditën e sotme ka dhënë dënimet për për 17 personat, të cilët akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u zbulua në Has në vitin 2018.

Prokuroria zbuloi se mes të arrestuarve ishe dhe grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ky i fundit është dënuar me 8 vite dhe 8 muaj burg.  Ndërkohë, GJKKO, ka dënuar me 12 vite burg kokën e grupit të organizatës së trafikut të drogës Admir Hoxha. 

Të gjithë të arrestuarit të cilën akuzohen për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në total janë dënuar me 125 vite burg. 

Vendimet e dënimit

Gjevi Ndoka  8 vjet 8 muaj

Altin Avdyli  6 vjet 8 muaj

Esat Mehmeti  10 vite

Petrit Suljemani  8 vjet 8 muaj

Sajmir Sulejmani  8 vite

Hajri Seferi  10 vjet 8 muaj

Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj

Shkëlqim Avdyli  4 vjet 8 muaj

Mario Zeqiri  4 vjet 8 muaj

Elton Shehaj  4 vjet 8 muaj

Ardit Gjyriqi  4 vjet 8 muaj

Admir Hoxha  12 vite

Hekuran Hoxha  10 vjet 8 muaj

Vehbi Berushi 8 vite

Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove

Xhavit Shyti   8 vite

Flamur Çela 8 vite.

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”.  Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa u arrestuan edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët u akuzuan për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, për ryshfet.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir hoxha altin avdyli anila shuti ardit gjyriqi elton shehaj  esat mehmeti flamur çela gjevi ndoka gjkko hajri seferi hekuran hoxha laboratori i heroines ne has mario zeqiri orges jahoelezi petrit suljemani sajmir sulejmani  shkëlqim avdyli vehbi berushi xhavit shyti admir hoxha altin avdyli anila shuti ardit gjyriqi elton shehaj  esat mehmeti flamur çela gjevi ndoka gjkko hajri seferi hekuran hoxha laboratori i heroines ne has mario zeqiri orges jahoelezi petrit suljemani sajmir sulejmani  shkëlqim avdyli vehbi berushi xhavit shyti

Sondazh

Poll