Aktualitet

Dyshohej për pengmarrjen e Jan Prengës, Ardian Doçaj lihet i lirë

1 Shkurt 2021, 15:03 Nga DOSJA
Dyshohej për pengmarrjen e Jan Prengës, Ardian Doçaj lihet i

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur që Ardjan Doçaj, i arrestuar si një nga personat që mori pjesë në rrëmbimin e Jan Prenges rreth nje vit me parë në Kamës, të lihet i lirë.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se me kërkesë të avokatit të tij, GJKKO zevëndësoi masën ndaj tij nga  “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Ardian Doçaj, një nga anëtarët e grupit “Dukagjini” është ndaluar sapo ka shkelur në territorin shqiptar më 5 shkurt të vitit 2020, kë më pas është vetëdorëzuar në polici. 

Doçaj u akuzua se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli. Ndërkohë efektivët e anti-KÇK-së, asokohe i sekuestruan Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian docaj pengmarrje ne kamez ardian docaj pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll