Aktualitet

FOTO/ Ky është Shkëlzen Kastrati, 40-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në Fier

1 Shkurt 2021, 14:04 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është Shkëlzen Kastrati, 40-vjeçari që u

FIER– Personi në foto është Shkëlzen Kastrati, babai i katër fëmijëve i cili u ekzekutua ditën e sotme përmes një atentati mafioz në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

40-vjeçari me origjinë nga Kukësi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij. Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e sotme pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll