Aktualitet

Urgjenca Kombëtare ngre ALARMIN: Moshat më të prekura nga koronavirusi janë 15-35 vjeç

1 Shkurt 2021, 16:06 Nga DOSJA
Urgjenca Kombëtare ngre ALARMIN: Moshat më të prekura nga

TIRANË- Urgjenca Kombëtare, ditën e sotme ka ngritur alarmin se është rritur numri i të infektuerve më koronaviru, kryesisht në moshat 15-25 dhe 25-35. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thekson së të rinjtë janë aktualisht janë më të pakujdesshmit kundër pandemisë, sakaq bën thirrje që këto të dundit të respektojnë rregullat bazë për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse.

Postimi i plotë:

Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID. Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.
Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.
Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare?
Qëndroni në shtëpi
Mos përdorni #antibiotikë
Pushoni, ushqehuni, pini normalisht
Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1393 persona ndërkohë janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 78,992 të tjerë. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll