Aktualitet

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, policia jep detajet e para: Autori ndodhej në një Range Rover që u gjet i djegur

1 Shkurt 2021, 10:33 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, policia jep detajet e para: Autori ndodhej

TIRANE- Policia e Shtetit ka sqaruar të dhënat paraprake të atentatit që ndodhi në fshatin Sheq në Fier. Autori që ekzekutoi Shkëlzen Kastratin ka qenë në një makinë tip Range Rover, që është gjetur pas ngjarjes, i djegur tek “Mbikalimi i Baltzës”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkëlzen Kastrati, i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

(F.g/.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen kastrati vrasje ne sheq vritet shkelzen kastrati shkelzen kastrati vrasje ne sheq vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll