Aktualitet

E rëndë në Obot! Helmohet vajza 5-vjeçare, vështirësohet transportimi i saj në spital, niset me varkë deri në rrugën k

1 Shkurt 2021, 09:45 Nga DOSJA
E rëndë në Obot! Helmohet vajza 5-vjeçare,

SHKODËR– Një vajzë 5-vjeçare është transportuar me varkë për në spital pasi ka shfaqur shenja helmimi. Në fillim vajza ka shfaqur shenja të temperaturës së lartë, më pas dhimbje barku e më pas të vjellë. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ndaj është dashur që ajo të transportohet në spital.


Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur kalimi i mjeteve të ushtrisë.Bëhet me dije se e mitura është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore ku më pas është dërguar me ambulancë për në spital.

Infermieri i Obotit Viçenc Gocaj, në lidhje me rastin e vogëlushes, theksoi se vajza ka qenë e sëmurë që gjatë natës së mbrëmshme dhe ai së bashku me mjekun e zonës u munduan ta mbanin gjendjen e saj nën kontroll deri sa mëngjesin e sotëm u bë e mundur të bëhej transportimi i saj në spital për të marrë një kujdes më specifik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vajza 5 vjecare ne obot vajza 5 vjecare ne obot

Sondazh

Poll