Aktualitet

Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij, arrestohet 36-vjeçari në Divjakë, policia jep njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë (

1 Shkurt 2021, 08:46 Nga DOSJA
Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij, arrestohet 36-vjeçari në

DIVJAKË– Policia e Divjakës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u raportua ditën e djeshme ku nipi kishte dhunuar dhe përdhunuar gjyshen e tij. Ngjarja e rëndë u denoncua nga djali i të moshuarës, njëkohësisht prindi i autorit të ngjarjes së rëndë.

Policia bën të ditur se 36-vjeçari, S.M tashmë është vënë në pranga pasi dhunoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me 89-vjeçaren, H.K. Ai do të akuzohet për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Sipas Kodit Penal Neni 130/a për dhunën në familje ai mund të dënohet me burgim deri në 2 vjet,  ndërsa për Nenin për ” Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale”, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim deri në 10 vite burg. Pra 36-vjecari Saimir Meçani mund të dënohet deri në 12 vit burg për veprat dhunë në familje dhe përdhunim.

NJOFTIMI I POLICISË-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nipi perdhunon gjyshen saimir meçani nipi perdhunon gjyshen saimir meçani

Sondazh

Poll