Aktualitet

Lëviznin pas orës 22:00, dhunuan efektivët e policisë që i ndaluan, në pranga dy të rinj në Berat

1 Shkurt 2021, 08:23 Nga DOSJA
Lëviznin pas orës 22:00, dhunuan efektivët e policisë

BERAT–Dy të rinj nga qyteti i Beratit kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të cilët i kanë ndaluar pasi po qarkullonin gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Donika Kastrioti’ në Berat. Dy të rinjtë A.F, 21-vjeç dhe E.A, 27-vjeç në momentin që janë konstatuar nga efektivët e policisë ushtruan dhunë ndaj tyre.

Më pas ata janë arrestuar nga efektivët. Të rinjtë do të përballen me veprën penale Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj ne berat dhunuan policine arrestohen dy te rinj ne berat dhunuan policine

Sondazh

Poll