Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok, lirohet Ervis Martinaj në këmbim të 5 milionë lekëve

3 Maj 2019, 15:14 Nga DOSJA
Vrasja në ish-Bllok, lirohet Ervis Martinaj në këmbim të 5

TIRANË- Ervis Martinaj, i arrestuari për vrasjen në ish-Bllok, ka lënë qelinë e burgut. Martinaj ishte një nga të arrestuarit për përplasjen në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe i plagosur Eljon Hato, si dhe vet ai.

Sipas informacioneve mësohet se Martinaj ka fituar lirinë në këmbim të një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh të reja. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë, ndërsa pritet që të ekzekutohet vendimi i togave të zeza. Mësohet se Gjykata e Tiranës në këmbim të një garancie pasurore ka lënë të lirë Martinajn edhe pse është kundërshtuar nga organi i akuzës.

Martinaj mbeti i plagosur ditën që ndodhi sherri në ish-bllok në lokalin Monopol, të Redi Popeskut, dhe shkoi me një taksi në spital. Teksa ishte duke marrë mjekimin në Spitalin e Traumës në Tiranë ai është arrestuar nga Policia. Ai me anë të avokatit të tij ka kërkuar lirinë, por është kundërshtuar nga Gjykata dhe Prokuroria pasi ai u hetua dhe për pastrim parash.

Por çfarë ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit?

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eljon hato ervis martinaj gjykata e tiranes masakra ne ish-bllok mervoj bilo vrasja ne bllok eljon hato ervis martinaj gjykata e tiranes masakra ne ish-bllok mervoj bilo vrasja ne bllok

Sondazh

Poll