Aktualitet

Tmerri nga hakmarrja! Ngujohen familjarët e vrasësve të dy kushërinjve në Laç

3 Maj 2019, 15:04 Nga DOSJA
Tmerri nga hakmarrja! Ngujohen familjarët e vrasësve të dy

LAÇ– Dy familjet e fisit Bushi në Laç janë ngujuar 5 ditë pas krimit të dyfishtë që u mori jetën dy kushërinjve Jushi në Laç. Dosja.al ka mësuar se ngujimi i familjeve vjen dy ditë pasi tre të rinjtë Markel, Manuel dhe Vinçens Bushi e vëtedorëzuan në polici duke pranuar vrasjen e Erjon dhe Mikel Jushit.

Familjet Bushi i druhen hakmarrjes nga ana e fisit Jushi që përcollën për në banesën e fundit dy të afërmit e tyre të vrarë.

Ngjarja e 28 prillit.

Dosja.al ka zbardhur dinamikën e vrasjës së dyfishtë në qytetin e laçit. Mbrëmjen e së dielës, më 28 prill rreth orës 20:15 në një lokal në qendër të qytetit, dy kushërinjtë Joni dhe Mikel Jushi debatuan me fjalë me Manuel Bushin.

Ky i fundit telefoni të vëllanë Markel Bushin dhe kushëririn Vinçens Bushi për t’i ardhur në ndihmë. Pasi mbërritën këta dy të fundit, 5 të rinjtë dolën jashtë lokalit, që njihet se frekuentohet nga persona me precedentë penalë, për t’u sqaruar.

Në debat e sipër 3 të rinjtë me mbiemrin Bushi nxorrën armët dhe sapo panë këtë gjë, dy kushërinjtë Jushi tentuan të largoheshin por tre autorët i ndoqën nga pas me breshëri lumbash dhe i vranë.

Dosja.al ka zbardhur edhe të shkuarën kriminale të Markel Bushit, që njihet si i forti i Laçit që terrorizoi efektivët e policisë në vitin 2017. Bushi prej 7 vitesh, ishte në kërkim nga policia edhe për vjedhje, por kjo nuk e pengoi që ai të bënte një jetë normale.

Ende mbetet i paqartë motivi për krimin e dyfishtë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jani jushi laç manuel bushi markel bushi mikel jushi ngujimi i familjeve bushi vinçens bushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç jani jushi laç manuel bushi markel bushi mikel jushi ngujimi i familjeve bushi vinçens bushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç

Sondazh

Poll