Aktualitet

Narta 15 ditë pa ujë të pijshëm, banorët: Kemi hequr picir, të zgjidhet problemi sa më shpejt

3 Maj 2019, 14:41 Nga DOSJA
Narta 15 ditë pa ujë të pijshëm, banorët: Kemi hequr

Në fshatin Nartë në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm është bërë një problem për të gjithë banorët. Për më shumë se 3 muaj ky problem shqetëson të gjithë banorët, por në tre ditët e fundit çezmat në shtëpitë e tyre nuk kanë hedhur as edhe një pikë ujë.

Edhe pse Narta është vetëm pak kilometra larg nga Vlora, aty jeta ka ndalur, pasi uji në çezamt e tyre mungon. Një prej banorëve u shpreh se ky problem ka më shumë se 3 muaj, por ditët e fundit mungesa është bërë e theksuar.

Ka probleme me ujin e pijshëm dhe ka ardhur me probleme shumë. Ketë muaj kemi hequr picir, sot kanë lëshaur çik ujë. Mase do rregullohet gjendja. Kemi shkuar tek ujësjellësi dhe na kanë premtuar se do e rregullojnë linjën. Ka pasur ditë që ska ardhur, por me ndërprerje ka pasur mungeasa shumë të theksuara me ujë”, u shpreh një prej banorëve që jeton në Nartë.

Por problemi i mungesës së ujit ka ardhur në një kohë kur fshati është i mbushur me të huaj, pasi të gjithë kanë festuar Pashkët Ortodokse.

Ata shprehen se u duhet të ngrihen shpejt në mëngjes dhe të mbushin ujë në ditë që vijnë, pasi ujësjellësi ui furnizon vetëm 30 minuta në ditë. Banorët kanë kërkuar zgjidhje të situatës, aq më shumë në këto ditë të festimeve të Pashkëve Ortodokse në zonë.

Para disa ditësh gjetën ujë dhe në sollën, por tani ka 15 ditë që nuk kemi fare ujë. Ujin e sjellin me orar, kemi tre muaj që kemi këtë problem”, shprehet banori tjetër.

Ndërkohë një tjetër banor në Nartë, i cili shkon vetëm pak ditë në muaj në fshat tha se ujë ka, por problemi është tek banorët që abuzojnë me të. “Realiteti është ky, që ne dhe abuzojmë me ujin, duke filluar dhe nga unë dhe kam ujitur në bahçe. Nuk është puna se ka munguar uji, por thjesht për ta kursyer e nxjerrin në periudha të veçanta. Këto tre ditë ka pasur probleme”, u shpreh një tjetër qytetar.

Problematika e furnizimit me ujë lidhet me rrjetin sipas banorëve, ndërsa nuk kanë marrë një zgjidhje, teksa kërkojnë që situata të normzliohet sa më shpejt, edhe për shkak të faktit se janë shumë pranë stinës së verës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja.al narta narta pa uje uji i pijshem dosja.al narta narta pa uje uji i pijshem

Sondazh

Poll