Aktualitet

Vuçiç në Tiranë, Buzhala sfidë të fortë shqiptarëve: Dilni protestoni nëse jemi vëllezër!

3 Maj 2019, 15:08 Nga DOSJA
Vuçiç në Tiranë, Buzhala sfidë të fortë

TIRANË- Gazetari Berat Buzhala në një reagim në Facebook, ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët, duke u thënë që Vuçiçin ta presin me protesta në Tiranë.

Buzhala i cili njihet për deklaratat e tij kundër Serbisë, thotë se në Tiranë presidenti e Serbisë duhet të pritet me protesta dhe jo si një shtetar i një vendi tjetër. Ai gjithashtu shkruan se shqiptarët do të tregojnë nëse janë vërtet vëllezër me kosovarët, pasi Vuçiç nuk është penduar për krimet që ka bërë Serbia.

POSTIMI I PLOTË

Do te ishte mire qe Vucic te pritej ne Tirane me nje proteste masive. Dikush do te thoshte perse te mos pritet ngjashem ne Kosove? Sepse ne Kosove ai hyn e del pa shkele ne institucione. Nuk i takon kreret e shtetit. Kohe pas kohe i bllokohen rruget me dru e me traktora.

Ne Tirane ai shkon si burreshtetas, e jo tinxa. Ai pritet ne institucione te Republikes, anipse kurre nuk eshte pendu per krimet qe ai dhe shteti i tij i kane kry ne Kosove, mbi shqiptaret. Kuptohet, nese jemi vllazen.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën gjatë javës tjetër së bashku me Frederica Mogrerinit. Kujtojmë se herën e fundit që Vuçiç ka qenë në Tiranë, ndodhi një vrasje e katërfishtë në Bulevardin Zogu I.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat buzhala sfide shqiptareve vuçiç në tiranë berat buzhala sfide shqiptareve vuçiç në tiranë

Sondazh

Poll