Aktualitet

“Taqi shqiptar”/ U arrestua në shoqërinë e Alket Rizait, e shkuara e ‘errët’ e vrasësit me pagesë, konsiderohet i

31 Janar 2021, 07:27 Nga DOSJA
“Taqi shqiptar”/ U arrestua në shoqërinë e Alket

GREQI– Alket Rizai u ndalua ditën e djeshme nga policia greke pasi kishte thyer masat e vendosura nga qeveria greke për pandeminë Covid. Ai u ndalua pak orë pasi kishte dalë nga burgu, pasi kishte kërkuar 5 ditë leje. Ai po udhëtonte me një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, përfshirë dhe vrasjen, ndërsa i shoqëronte një shtetas grek.

Mediat greke raportojnë se ai rezultonte i kërkuar për vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj në tetor 2017 në Glifadha të Athinës. Shembitrasi, të cilit policia shqiptare i sekuestroi para pak kohesh rreth 1 milion euro pasuri, u ekzekutua në ambientet e “Joy Bar” në zonën luksoze të Glifadhas në Athinë. Bashke me të u plagos dhe Gjergji Kapaj dhe dy shtetas greke. Media greke i referohet shtetasit shqiptar të arrestuar me pseudonimin “Taqi shqiptari” i cili konsiderohet një vrasës shumë i rrezikshëm.

Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar më 14 janar të këtij viti. Policia greke ka zbuluar se bashkëpunëtor i tij në vrasjen e Shembitrasit ishte dhe shtetasi grek Kostas Asimakopoulos, 38-vjec i njohur me pseudonimin “I ziu” ose “Jevgu” i cili është vrarë jashtë banesës së tij ne Iliupoli më 28 dhjetor të vitit 2020. Ky i fundit u zbulua se ishte prezent kur u vra shqiptari në 2017.

Gjithashtu është zbuluar se 45-vjecari shqiptar është autor i gjobëvënies ndaj një tregtari makinash në shtator 2020 në Athinë. Ai ishte pjesëtar i një grupi prej 10 personash që i kërkonte tregtarit të kthente një shumë prej 10 mijë euro tek një pjesëtar i grupit të tyre pas një shit-blerje makine. Për këtë ata ushtruar dhunë tek tregtari dhe dy shtetas te tjerë dhe dëmtuan tre mjete me dëm total rreth 70 mijë euro. Për këtë kishte nisur çështja penale nga Prokuroria e Athinës më 11.01.2021.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “taqi shqiptar” alket rizai greqi “taqi shqiptar” alket rizai greqi

Sondazh

Poll