Aktualitet

HARTA LIVE/ Rikthehen shirat! Rebeshet dhe stuhitë shkaktojnë probleme me mjetet lundruese në Vlorë. Bashkia Shkodër kërko

31 Janar 2021, 06:30 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Rikthehen shirat! Rebeshet dhe stuhitë shkaktojnë probleme

TIRANË– Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë i pranishëm dhe për ditën sotme në të gjithë territorin e vendit. Mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit. Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m.

Si pasojë e erës së fortë dhe motit të keq, janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Dosja.al mëson se anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Bashkia Shkodër vijon të bëjë thirrje që të shpallet fatkeqësia natyrore në zonë për shkak të përmbytjeve që kanë sjellur dëme në sipërfaqe të mëdha toke. Situata vijon të mbetet e njëjtë. Sipas Bashkisë janë ende 2785 sipërfaqe toke që gjenden nën ujë.Ndër të tjera kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit si dhe kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Meteorologia Adiola Bani ka parashikuar se në 2 ditët e para të shkurtit do të jetë mot me praninë e vranësirave dhe të reshjeve ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Bani u shpreh se në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të kemi dhe disa ditë me praninë e reshjeve dhe të motit të acartë.

Moti i vranët do të jetë i pranishëm dhe ditën e nesërme ku reshjet do të jenë të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë territorin dhe intensitet të ulët dhe measatar. Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut.  Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobta dëbore.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 31 janar 2021 parashikimi i motit 31 janar 2021

Sondazh

Poll