Bota

Bilanci në Kosovë/ Rritet numri i viktimave, 5 persona ndërrojnë jetë, rezultojnë pozitiv 285 të tjerë

30 Janar 2021, 14:15 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ Rritet numri i viktimave, 5 persona

KOSOVË– Pesë persona kanë humbur jetën dhe 285 të tjerë rezultojnë pozitiv me COVID në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes. Rastet aktive janë 6.231.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2021, 12:27

BRITANI- Udhëheqësit evropianë janë tërhequr në mënyrë të bujshme në luftën e vaksinave pasi u takuan me zemërim mbi ofertën e rëndë për të bllokuar vaksinat në...