Insights

KOMENT: Si po vetëpërdoret Gent Cakaj për të mbrojtur ‘padronin’ nga përballja me të vërtetën

3 Maj 2019, 14:22 Nga DOSJA
KOMENT: Si po vetëpërdoret Gent Cakaj për të mbrojtur

Gent Cakaj e ka pranuar me kënaqësi të përdoret për imazhin e ri Qeverisë. Dhe ky akt duket të jetë dhe një “shpërblim” për makinerinë e propagandës që u investua fort në kohën kur emri i tij, thuajse i panjohur u lançua si numri 1 i diplomacisë.

Edhe më i fortë ishte presioni i PR qeveritar kur Ilir Meta refuzoi dekretimin e 27 vjeçari,i cili u servir askohohe së rralli në ndonjë interviste të stisur si djali i mbarë, i shkolluar jashtë dhe më së shumti i keqkuptuar në një vend ku një pjesë e mirë e gazetarëve kritikë me qeverinë etiketohen si “kazan”.

Dhe pikërisht në një moment kur qeveria nuk ka asgjë për të komunikuar apo për të ofruar ndërsa gjendet në qendër të kritikave për korrupsion, paaftësi dhe padituri Cakaj doli sërish në skenë si imazh butaforik me shpresën se, edhe po nuk arriti ta mbulojë skenën e telendisur, të paktën do shpërqëndrojë vëmendjen.

Kështu ndodhi edhe mbrëmë në Open.

Përballë gazetarëve zëvendësministri i bekuar Ministër, u mor personalisht me kritikët dhe fare pak me problematikën. U nxori gjoksin sulmeve, glorifikoi përsëri Edi Ramën me një panegjirizëm të ngjashëm me pionierët e diktaturës dhe nuk foli për asnjë nga problemet e mëdha që ka Shqipëria në imazhin ndërkombëtar.

Doli dëshmitar kundër Haradinajt (kryeministri i Kosovës ka një jetë që përndiqet nga dëshmitarët), por nuk shpjegoi çfarë ka ndodhur vërtetë në Samit, sigurisht pa treguar më shumë se sa tregoi shefi i tij për bisedat informale.

Cakaj dilte në ekran 3 ditë pasi ciciëroi në Twitter se Merkel e mbështet vendosmërisht Shqipërinë për Integrimin Europian. Cicërima e ndrojtur, jo vetëm që u sfumua nga refuzimi i Samitit për integrimin e Shqipërisë, por edhe u përgënjshtrua nga Kryeministri që tha se në Berlin nuk u fol fare për këtë temë. Rama e tha këtë për të përgënjeshtruar mediat kritike, por në fakt përgënjshtroi vetëm prodigin e tij, që raportoi në kohë reale.

Sherret me dy gazetarët kritikë në studio, ishin rezultat i vetëofrimit të Cakajt për tu bërë theror, ishte një britmë që duhej kuptuar: ja ku më keni mua mos u merrni me Edi Ramën. Ia arriti pjesërisht, por jo mjaftueshëm. Pavarësisht fryrjes që i bëhet nga qeveria, figura butaforike e tij, mbetet e vogël për të mbuluar skenën e vërtetë.

Mjeshtrat e propagandës së Rilindjes këtë herë nuk kursyen Gent Cakajn duke e “stërvitur” të kafshojë ndërkohë që me këtë mënyrë shfaqet zelli i tij për mbrojtjen e padronit si dhe kompleksi i madh i moshës dhe formimit të përciptë përballë atyre që e njohin më së miri realitetin mbi të cilin ngrihen dhe bien dëshmorë të politikës shumë të rinj si Genti.

Megjithëse premtoi një task forcë për njohjet e Kosovës, megjithëse u mundua ta shpenzonte kohën në përpasje me gazetarët, nuk arriti dot të argumentonte pse qeveria është e refuzuar ndërkombëtarisht dhe po shkakton koston e refuzimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Deri më sot Cakaj është ekspozuar thjesht si një drejtues i shërbimit konsullor që jep dhe heq pasaporta apo targa diplomatike. Që në thelb janë procedura me të cilat një ministër thellësisht politik si ai as nuk duhet ti marrë në konsideratë.

Në këtë seri dështimesh brenda dhe jashtë vendit të qeverisë, Cakaj si ish-anëtar i Vetëvendosjes që dezertoi me ofertën e parë të pushtetit, duket si ushtarët që pasi ndërrojnë palë, hidhen në front për t’u sakrifikuar pa mëshirë dhe pa respekt.

Ndoshta formimi ekstra perëndimor nuk e ka ndihmuar ministrin në detyrë të kuptojë dhe përshtatet në dinamikat e politikës shqiptare, që të rinj si Genti në rastin më të mirë i përdor si fasadë, ndërsa në më të keqin i sheh si eksperimentin njerëzor të kushteve të mbijetesës në egërsinë ku citimet me gabime të librave dhe recitimet me lapsuse janë thjesht argëtimi për ata që kanë në dorë që me një firmë ta zëvendësojnë Gentin me dikë tjetër.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama gent cakaj ramush haradinaj sherri ne berlin edi rama gent cakaj ramush haradinaj sherri ne berlin

Sondazh

Poll

Insights 1 Maj 2019, 10:59

Komunizëm, kur i ruanim karamelet me çelës

Në vitet e diktaturës ishte e zakonshme që të rinjtë e shkollave të mesme shkonin nëpër fshatra malorë për shfaqje me valle e këngë. Quheshin brigada kulturore....

Insights 1 Maj 2019, 07:39

Përfundimisht, nuk ka më komunistë

Nuk kemi parë një shfaqje të tillë të idiotizmit njerëzor, të besimit dhe të sjelljes absurde që nga histeria magjibërëse e Mesjetës. Unë i referohem natyrisht ...